E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet.

Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete.

Kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, ndërsa aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në Vlorë.

Lini një koment