Policia dhe zjarrfikësit e Southfield zhvillojnë ndeshjen bamirëse të hokejit ‘Guns and Hoses’
Më 19 prill, departamentet e Policisë dhe të Zjarrit të Southfield zhvilluan edicionin e pestë të ndeshjes bamirëse të hokejit “Guns and Hoses”, një aktivitet vjetor që synon mbledhjen e fondeve dhe forcon lidhjet me komunitetin. Kreu i Policisë së Southfield-it, Elvin Barren, theksoi se organizimi i këtij eventi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e banorëve dhe të sponsorëve lokalë.
Ndeshja mbledhi fonde për organizatën jofitimprurëse Friends of the Southfield Police Department, e cila siguron ndihma për familjet e oficerëve që kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë në detyrë, raporton C&G News. Alexis Taylor, presidente e organizatës, u shpreh mirënjohëse për angazhimin dhe e vuri në dukje se është kënaqësi të shihet personeli i policisë dhe zjarrfikësit duke marrë pjesë në një aktivitet të tillë së bashku me familjarë e miq.
Zyrtarët thanë se përgatitjet afatgjata dhe një rivalitet miqësor mes ekipeve kontribuuan në atmosferën e ndeshjes. Zëvendësshefi i Zjarrit, Jason Deneau, përmendi me shaka se zjarrfikësit po shkonin në akull për tu treguar më të fortë se kolegët e tyre nga policia. Takimi përfundoi me fitoren e Departamentit të Zjarrit të Southfield-it me rezultatin 6-3, ndërsa në seri të përgjithshme Policia ruan ende epërsinë me shifrat 3-2.
Shuma përfundimtare e mbledhur nuk ishte përcaktuar në kohën e raportimit, por drejtuesit e ngjarjes vlerësuan pjesëmarrjen dhe mbështetjen e komunitetit si thelbësore për suksesin e aktiviteteve të tilla, sipas C&G News.