E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaPolicia në Metro Detroit forcon kontrollet ndaj motoçikletave elektrike

Policia në Metro Detroit forcon kontrollet ndaj motoçikletave elektrike

Policia në të paktën një qytet të zonës Metro Detroit ka nisur masa më të rrepta ndaj përdorimit të motoçikletave elektrike, të cilat po shfaqen gjithnjë e më shpesh në rrugët e qytetit, shpesh të drejtuara nga fëmijë.

Autoritetet në Birmingham bëjnë të ditur se këto mjete, në shumë raste, përdoren në mënyrë të paligjshme dhe përbëjnë rrezik serioz për sigurinë publike

Sipas policisë, motoçikletat elektrike pa pedale konsiderohen ligjërisht si motoçikleta sipas ligjit të shtetit Michigan. Për këtë arsye, ato nuk lejohen të përdoren në trotuare dhe duhet të jenë të regjistruara pranë Sekretarit të Shtetit.

Për t’u përdorur në rrugë, këto mjete duhet të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë dhe të jenë të certifikuara për qarkullim rrugor. Gjithashtu, drejtuesi duhet të ketë patentë dhe autorizim specifik për drejtimin e motoçikletave.

Policia thekson se shumica e rasteve të konstatuara përfshijnë fëmijë që i përdorin këto mjete pa leje.

Autoritetet paralajmërojnë se përgjegjësia ligjore nuk bie vetëm mbi drejtuesit, por edhe mbi prindërit ose personat që i blejnë dhe i lejojnë fëmijët e palicencuar t’i përdorin ato. Lejimi i një fëmije pa patentë për të drejtuar një mjet motorik konsiderohet kundërvajtje penale.

Policia e Birmingham kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të parandaluar përdorimin e paligjshëm të këtyre mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve në rrugë. Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të jenë të rrepta dhe të vazhdueshme.

Lini një koment