Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia paralajmëron 30 protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë për bllokim të paligjshëm të bulevardit

Policia paralajmëron 30 protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë për bllokim të paligjshëm të bulevardit

Mëngjesin e kësaj të diele afro 30 qytetarë që ishin pjesë e protestës së mbrëmjes së djeshme, kanë kaluar natën para Kryeministrisë.

Por së fundmi, ata janë përballur me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën, pasi prania e tyre po pengon qarkullimin në zonë.

Përmes megafonit, efektivët u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë rrugën, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin e drejtuar protestuesve.

Megjithatë, protestuesit mbeten të vendosur dhe nuk kanë pranuar të largohen nga sheshi, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

Lini një koment