Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Policia “përzë” me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë

Policia “përzë” me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.

Forcat e FNSH ndërhynë menjëherë fillimisht me makinën ujëhedhëse dhe më tek me gaz lotsjellës duke bërë të mundur zmbrapsjen e turmës së protestuesve drejt qendrës.

Protestuesit janë ndarë në grupe duke marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku mesa duket do pëqendrohet protesta e së shtunës.

Lini një koment