Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar foton e shtetasit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari, ngjarje e ndodhur këtë të hënë në Paskuqan.

Përmes një apeli publik, policia u ka kërkuar qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar, pasi i dyshuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur.

Sipas policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse e konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë autoritetet në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë gjithashtu në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Sadik Llani dyshohet si autor i vrasjes së 27-vjeçarit, Ardian Baloshi këtë të hënë pas një sherri për motive të dobëta.

Sadik Llani

Lini një koment