Policia u angazhua për kapjen e vëllait të tij, 41-vjeçari kanos me armë efektivët, vihet në pranga
Specialistët e Hetimit të Krimeve të Policisë kanë arrestuar një 41-vjeçar me iniciale B. B.(Ç.), banues në Elbasan.
41-vjeçari, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të policisë së Elbasanit, gjatë kryerjes së kontrolleve për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B.,. Vëllai i 41-vjeçarit është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.