Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit

Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar në fshatin Allgjatë, Vaqarr, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij u konstatuan armë zjarri dhe municion luftarak të mbajtur pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan një armë zjarri automatike (kallashnikov AK-47), krehra mee fishekë, si dhe një armë gjahu me municion përkatës.

Në përfundim të veprimeve, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në zonën e Allgjatës, Vaqarr.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje”, njofton policia.

Lini një koment