E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Porsche” bën namin në qendër të Fierit, përplas makinat e parkuara! Shoferi tenton të heqë targën dhe…

“Porsche” bën namin në qendër të Fierit, përplas makinat e parkuara! Shoferi tenton të heqë targën dhe…

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, 19 maj, në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një automjeti tip “Porsche” ka humbur kontrollin e mjetit teksa lëvizte me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me dy automjete të parkuara.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të një patrulle policie për të ndaluar, ndërsa pak çaste më pas ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përfshirë në aksident.

Pas përplasjes, ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, madje ka hequr edhe targën e automjetit. Kanë qenë qytetarët e pranishëm ata që e kanë penguar të arratisej, deri në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Efektivët kanë bërë neutralizimin dhe prangosjen e shoferit, i cili më pas është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po kryen kontrollin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al

Lini një koment