Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPrishen disa objekte të ndërtuara mbi kanalin e qytetit në Vlorë (VIDEO)

Prishen disa objekte të ndërtuara mbi kanalin e qytetit në Vlorë (VIDEO)

Bashkia e Vlorës ndërmori këtë të martë një aksion për prishjen e disa objekteve të ndërtuara mbi një kanal në qytet, me qëllim hapjen e rrugës për pastrimin dhe rehabilitimin e tij.

Sipas autoriteteve, një prej objekteve ishte shpronësuar, ndërsa një tjetër ishte ndërtuar pa certifikatë pronësie dhe u prish gjatë aksionit. Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të përfundojë procedura e shpronësimit edhe për një ndërtim tjetër që ndodhet mbi të njëjtin kanal.

Kjo ndërhyrje synon lirimin e kanalit për të mundësuar pastrimin dhe funksionimin normal të tij, si masë për përmirësimin e infrastrukturës dhe shmangien e problematikave që lidhen me bllokimin e rrjedhës së ujërave.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes Bashkisë së Vlorës, Policisë së Shtetit, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake.

Lini një koment