Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPritet t’i bashkohet edhe diaspora, aktivisti zbardh detajet e marshimit të nesërm: Nisja nga Stacioni i Trenit

Pritet t’i bashkohet edhe diaspora, aktivisti zbardh detajet e marshimit të nesërm: Nisja nga Stacioni i Trenit

Një nga aktivistët e protestës ka zbuluar detajet për marshimin e ditës së nesërme, ku sipas tij pritet të marrë pjesë sërish edhe diaspora.

Përmes fjalës së tij përpara Kryeministrisë, aktivisti bëri me dije pikën e nisjes së marshimit dhe falënderoi bashkatdhetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme nga jashtë vendit.

“Nesër diaspora dhe për tre ditë me radhë do të jetë me ne! Dua t’i falënderoj sot dhe t’i shpreh mirënjohjen për marshimin që nesër do të nisë nga Stacioni i Trenit”, deklaroi ai.

Kjo lëvizje vjen ndërsa protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në kryeqytet ka hyrë këtë të enjte në ditën e saj të 75-të.

Si çdo pasdite pas orës 19:00, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Më pas, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë me fjalimet e tyre dhe faza e fundit është marshimi drejt rrugëve të kryeqytetit.

Lini një koment