Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaProfesione që pritet të rriten më shpejt dhe ato që pritet të ulen gjatë dekadës së ardhshme

Profesione që pritet të rriten më shpejt dhe ato që pritet të ulen gjatë dekadës së ardhshme

Plakja e popullsisë amerikane dhe përhapja në rritje e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti pritet të sjellin kërkesë të madhe për punë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe asistencës sociale gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.

Siç raporton CBS News, të dhënat e reja të Departamentit të Punës parashikojnë një rritje prej 9.5% në punësimin e këtij sektori, me afro 2.2 milionë vende pune të reja midis 2025 dhe 2035 — rreth 37% e të gjitha vendeve të punës që pritet të krijohen në SHBA gjatë periudhës. Industria e shërbimeve publike (utilities) pritet të jetë sektori me rritjen më të lartë në përqindje, me 9.8% deri në 2035, por për shkak të madhësisë së vogël të sektorit kjo përkthehet në vetëm rreth 58,800 vende pune të reja. Po ashtu, kërkesa për sisteme dhe vegla të bazuara në inteligjencën artificiale dhe aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit pritet të çojë në krijimin e afërsisht 927,000 vendesh pune në sektorin profesional, shkencor dhe teknik.

Përparësitë që sjell AI më shumë do të shfaqen në role si zhvillues softuerësh, konsulentë dhe inxhinierë, ndërsa do të ketë tkurrje në funksione administrative dhe disa pozicione në shitje me pak kontakt fizik. Ekonomistët vlerësojnë se rreth 752,000 vende pune administrative, përfshirë punëtorët e zyrës, përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit dhe sekretarët, mund të zhduken gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Përdorimi i AI gjithashtu mund të kufizojë kërkesën në sektorë si arti, dizajni, argëtimi, sporti dhe mediat.

Sipas CBS News, parashikimet e Departamentit të Punës tregojnë gjithashtu se puna në qeverinë federale pritet të bjerë me rreth 3.4% nga 2025 në 2035, duke reflektuar ndryshimet sektoriale që sjell teknologjia dhe dinamika demografike.

Lini një koment