E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaMichiganProgrami Falas Healthy Heart Project në Shtatë Lokacione Henry Ford Health më 18 Prill

Programi Falas Healthy Heart Project në Shtatë Lokacione Henry Ford Health më 18 Prill

Më 18 prill, prej orës 7 të mëngjesit, në nëntë lokacione të ndryshme të Henry Ford Health do të zhvillohet eventi Healthy Heart Project. Ky program falas do të zgjasë deri në orën 11 të mëngjesit.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të peshohen dhe do të mësojnë Indeksin e Masës së Trupit (BMI). Më pas do të kryhen teste të ndryshme, përfshirë elektrokardiogramën (EKG) për të përcaktuar ritmin e zemrës dhe testin e glukozës në gjak. Mjekët do të jenë në dispozicion për të shpjeguar rezultatet e testimeve.

Michelle, një infermiere nga Henry Ford Health Southfield, që ka qenë pjesë e këtij programi për vite me radhë, tha se puna është e lodhshme për shkak të qëndrimit në këmbë gjatë gjithë kohës së eventit, por ajo konsideron përvojën shumë pozitive për shkak të mirënjohjes së pjesëmarrësve.

Lokacionet ku zhvillohet Healthy Heart Project:

  • Henry Ford Genesys Heart and Vascular, 3399 Pollock Rd, Grand Blanc, MI 48439
  • Henry Ford Jackson Hospital, The Anderson Building, 1101-1199 Homewild Ave, Jackson, MI 49201
  • Henry Ford Macomb Hospital, 16151 19 Mile Rd, Suite 305, Clinton Township, MI 48038
  • Henry Ford Medical Center – Second Avenue, 6525 2nd Ave, Detroit, MI 48202
  • Henry Ford Providence Southfield Hospital, 16001 W 9 Mile Rd, Southfield, MI 48075
  • Henry Ford Rochester Hospital, 1101 W University Dr, Rochester, MI 48307
  • Henry Ford St. John Hospital, 22101 Moross Rd, Detroit, MI 48236
  • Henry Ford West Bloomfield Hospital, 6777 W Maple Rd, West Bloomfield, MI 48322
  • Henry Ford Wyandotte Hospital, 2333 Biddle Ave, Wyandotte, MI 48192

Lini një koment