Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit
Projektbuxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit
Në drejtimin e Kryetares, Ina Zhupa, u mblodh Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën për të shqyrtuar alokimet buxhetore për vitin e ardhshëm.
Pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” për fushat e përgjegjësisë së Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK). Të ftuar në këtë mbledhje të komisionit ishin Drejtori Ekzekutiv i ISKK-së, Çelo Hoxha, dhe Drejtorja e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Admira Imeraj.
Gjithashtu, e pranishme në mbledhjen e komisionit për të ndjekur nga afër procesin buxhetor ishte edhe Ina Dhaskali, Përgjegjëse e Sektorit të Programimit Buxhetor në Ministrinë e Financave.
“Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, z. Çelo Hoxha prezantoi projektet e ISKK-së ndërsa kërkoi mbështetjen e deputetëve për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së institutit,” njoftohet mbi ecurinë e punimeve të seancës.
Pas paraqitjes së kërkesave financiare nga drejtuesit e institucionit, “mbledhja e komisionit vijoi më tej me pyetje dhe diskutime të ndryshme në lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e ISKK-së”.