E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPropozimet e PD për rregulloren e Kuvendit

Propozimet e PD për rregulloren e Kuvendit

PD ka propozuar disa amendamente për rregulloren e Kuvendit.

Demokratët kërkojnë ndryshimin e përbërjes së sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Sipas PD ky sekretariat duhet të përbëhet nga një sekretar dhe pesë anëtarë, në raporte të barabarta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. 

PD propozon që në rast se deputetët kanë ankimuar vendimet e sekretariatit të Etikës apo të drejtuesit të seancës plenare, efekti i vendimit pezullohet derisa të shprehet Byroja e Kuvendit.

Gjithashtu, Grupi parlamentar i PD propozon që seancat plenare të mos vijojnë përtej orës 22:00.

Sipas tyre, seanca duhet Të ndërpritet për të rifilluar të nesërmen në orën 10:00.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment