E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta e 7 persona nën hetim, mes tyre deputeti demokrat – Tv Klan

Protesta e 7 persona nën hetim, mes tyre deputeti demokrat – Tv Klan

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 persona pas tensioneve në përfundim të tubimit të Partisë Demokratike mbrëmjen e 8 majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas policisë, gjatë protestës disa persona kanë hedhur lëndë djegëse molotov dhe mjete piroteknike, ndërsa kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët me sende të forta. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre punonjës policie.

Nga personat e proceduar, gjashtë akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu po hetohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë veprimeve hetimore, policia bëri me dije se janë sekuestruar një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta të përdorura gjatë incidenteve.

/tvklan.al

Lini një koment