E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta e dhunshme e PD më 17 prill, Apeli liron 5 protestuesit që hodhën molotov – Tv Klan

Protesta e dhunshme e PD më 17 prill, Apeli liron 5 protestuesit që hodhën molotov – Tv Klan

Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të hënë, 11 maj, lirimin nga qelia të pesë mbështetësve të Sali Berishës, të arrestuar pas protestës së 17 prillit.

Për ta është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa vendimi është dhënë nga gjyqtari Dritan Hasani.

Kjo ishte hera e parë që Gjykata e Tiranës vendosi masën e burgimit për protestues të Partisë Demokratike, të cilët qëndruan 21 ditë në qeli për shkak të akteve të dhunës gjatë protestës së opozitës.

Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas policisë, në prokurori janë dorëzuar prova filmike që tregojnë protestuesit e maskuar gjatë marshimit pas Sali Berishës, të cilët kanë sulmuar me molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë.

/tvklan.al

Lini një koment