Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProtesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 116-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa politike, duke u përqendruar edhe te zhvillimet e fundit si dhe aksioni i SPAK.

Protestuesit marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

“Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

Lini një koment