Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProtesta në Tiranë në ditën e 80-të, marshim drejt Kryeministrisë dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protesta në Tiranë në ditën e 80-të, marshim drejt Kryeministrisë dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protesta në Tiranë është zhvilluar edhe mbrëmjen e se martes, duke shënuar ditën e 80-të të tubimeve.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Marshimi përfundoi përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.

Lini një koment