E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba në 48 orët e fundit

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba në 48 orët e fundit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Ndërkohë, gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur edhe 28 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, procedimet penale janë kryer në vijim të veprimeve hetimore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë protestës.

Policia bën me dije gjithashtu se gjatë tubimit janë dëmtuar dy punonjës policie.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 28 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë 48 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një koment