Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProtesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve më parë para Parlamentit.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 2 prej të arrestuarve, të cilët dyshohet se kanë goditur makinën e policisë gjatë protestës. Nga personi i tretë është tërhequr masa e arrestit me burg për shkak të kujdesit për fëmijën e mitur.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të të ndaluarve është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Seanca në Gjykatën e Tiranës është mbyllur pas rreth 5 orësh ndërsa pritet vendimi përfundimtar mbi masat e sigurisë.

Lini një koment