Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona
Gjashtë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit këtë të hënë, pas protestës së qytetarëve pranë Parlamentit të Shqipërisë.
Seanca plenare e njoftuar paraditen e sotme mobilizoi qytetarët të cilët ishin shpërndarë në disa zona përreth kuvendin, por edhe Policinë e Shtetit kishte marrë masat e saj duke krijuar një kordon të zgjeruar sigurie, çka solli edhe përplasje. Disa perona u shoqëruan ndërsa të tjerë u larguan nga ndërhyrja e uniformave blu.
E teksa jashtë seancës protestuesit po përplaseshin me policinë, brenda saj deputetët po debatonin për marrëveshjen e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Akti u fut menjëherë në seancë plenare për t’u votuar po ditën e sotme, çka u kundërshtua nga ana e opozitës e cila tha se huaja prej 300 milionë eurosh që do të merret për blerjen e armatimeve nuk mund të votohet pa u parë nga deputetët.