Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta/ Qytetarja thirrje kryedemokratit: Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!

Protesta/ Qytetarja thirrje kryedemokratit: Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!

Një protestuese që kërkoi lirimin e të arrestuarve pas tubimit të dhunshëm te parlamenti, bëri thirrje për ndryshimin e klasës politike.

Një apel të fortë e pati edhe për Sali Berishën.

“Lironi djemtë se një nga ata është një baba që ka një fëmijë të sëmurë. A je prind ti? Liroje atë djalë nga burgu! Ka një djalë të sëmurë! Ka dalë për të drejtat e të birit, për të drejtat e veta! Ne kërkojmë qeveri provizore. Asnjë parti e sistemit 35-vjeçar s’duhet të ekzistojë. S’ka më, boll! Sali Berisha, mos guxo, nuk vjen më në pushtet ti!”, tha protestuesja.

Ndërkohë aktivisti Edison Lika paralajmëroi se ditën e nesërme shqiptarë nga e gjithë botë do të vijnë në Tiranë për t’ju bashkuar tubimit.

“Nesër do të kemi një dasmë të madhe në këtë shesh”, paralajmëroi Lika.

 

Lini një koment