Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës nuk janë thjesht zëra individualë, por mbartin një peshë të konsiderueshme në diskursin publik.Ajo theksoi se këto figura, shpesh me kredibilitet dhe formim intelektual, bëhen objekt i vëmendjes dhe gjykimit publik, duke bërë që çdo qëndrim apo retorikë e tyre të ketë ndikim më të gjerë sesa vetë momenti i protestës.

Në një tjetër këndvështrim, Gjyli ngriti shqetësimin për klimën e debatit publik, duke e lidhur atë me ndërtimin e “nocionit të armikut të popullit” dhe linçimin e mendimeve ndryshe në rrjetet sociale. Sipas saj, kjo klimë e tensionuar ka krijuar një lloj vetëcensure shoqërore, ku individët maten para se të artikulojnë mendimet e tyre për shkak të reagimeve të forta dhe shpesh agresive në hapësirën digjitale.

“Diskursi këtu ishte tek fakti që dikush që del përfaqësues i protestës në vetvete mbart peshë publike dhe në opinionin publik ata do t’u kthehen edhe retorikave, qëndrimeve që janë mbajtur. Dhe patjetër, në një farë mënyre, ka njerëz me shumë kredibilitet aty. Janë njerëz që kanë mbajtur peshë publike, janë intelektualë të mirëfilltë që patjetër duhet të vlerësohen edhe nga protesta. Nëse kalojmë te fakti nëse sot kabineti është në mbrojtje apo në ‘frontline’, ka diçka: këtu është ndërtuar nocioni i armikut të popullit. Domethënë, të gjithë ata që kanë një mendim ndryshe janë dhunuar, janë linçuar publikisht. Ka pasur një dhunë të tmerrshme në rrjetet sociale dhe të gjithë ne, përpara se të artikulojmë një mendim personal, e masim atë që do të themi, sepse kemi të bëjmë edhe me këtë histerinë kolektive në termat që… dhe protesta…”, tha ajo.

Lini një koment