Protestat studentore, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë (3 nëntor)me thirrjen ndaj studentëve protestues duke i ftuar ata në dialog mbi kërkesat e tyre, përfshi dhe atë për dorëheqjen e tij.
Me një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga ajo që konsiderohet si sofra e gurtë e vendosur para Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”, kreu i qeverisë fton protestuesit të diskutojnë me të mbi shqetësimet dhe problematikat e ngritura prej tyre.
Rama ka ritheksuar gatishmërinë e qeverisë për të dëgjuar kërkesat e studentëve dhe për të diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve për çështjet që lidhen me sistemin arsimor. Thirrja e kryeministrit vjen në një kohë kur protestat studentore kundër qeverisë vijojnë prej 21 ditësh javësh. Krahas kërkesave që lidhen me arsimin, protestuesit kanë artikuluar si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Deri më tani, studentët nuk e kanë pranuar ftesën e përsëritur të kreut të qeverisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë, duke këmbëngulur në qëndrimin dhe kërkesat e tyre.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.