Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestë para Kuvendit, disa banorë nga Memaliaj kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën (VIDEO)

Protestë para Kuvendit, disa banorë nga Memaliaj kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën (VIDEO)

Një grup qytetarësh nga Memaliaj kanë zhvilluar këtë të premte protestë përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar propozimet e hartës së re territoriale.

Shkak për këtë protestë është bërë projektligji për ndarjen e re administrative, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt dhe bashkimin e saj me Tepelenën.

Teksa jashtë mbahet tubimi, në Komisionin e Ligjeve do të shqyrtohet projektligji për ndarjen e re territoriale.

Lini një koment