E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen

Protestë pranë Kryeministrisë para mbërritjes së Ursula von der Leyen

Ndërsa në Kryeministri kanë nisur përgatitjet për pritjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta zhvillohet pranë Kryeministrisë, pak para mbërritjes së von der Leyen në Tiranë. “Jo Bashkim Europian me Ramën” shkruhet në një prej pankartave të grupit të protestuesve.

Policia e Shtetit ka marrë masa dhe ka vendosur një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.

Ecuria e procesit të integrimit pritet të jetë në qendër të bisedimeve me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Presidentja e Komisionit Europian vjen në Tiranë edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që do t’i ndihmojë këto vende në rrugën e anëtarësimit.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

Lini një koment