“Protestë studentore apo vazhdim i ‘flamingove?”, Basha: Është mashtrim, studentët duhet të dalin pa maska!
Eksperti i sigurisë Faik Basha ka komentuar termin “Nëntori i tretë”, të përdorur në lidhje me protestat e paralajmëruara, duke e lidhur atë me përpjekjet për riaktivizimin e lëvizjes dhe krijimin e një force të re politike.
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Basha u shpreh se deri më tani nga protestat kanë dalë dy parti dhe se mund të ketë edhe një të tretë.
“Do ta filloj me “nëntorin e tretë” Me thënë të drejtën që kur e kam dëgjuar më ka bërë përshtypje por nuk jam habitur se kam dëgjuar shumë gjëra në këto protestë të cilat nuk kanë asnjë lloj kupimi për kauzën me të cilën u mendua që do të do të vinte kjo lëvizje dhe ky revolucion. Ka vetëm një lidhje me të tretën dhe është tentativa e tretë për t’u riaktivizuar dhe është tentativa ndoshta për të dalë partia e tretë dhe jo e fundit sepse dy parti deri tani kanë dalë nga protesta dhe ndoshta nesër mund të dali dhe një parti tjetër”, tha ai.
Basha ka kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për një protestë studentore. Sipas tij, etiketimi si protestë studentore është një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik.
“Kemi të bëjmë kemi një protestë e cila ka filluar me 31 maj dhe vazhdon aktualisht dhe nuk kemi të bëjmë me një protestë studentore. Edhe ky është një mashtrim i madh që është përpjekur që të hidhet te opinioni publik me qëllim që të vëjë para përgjegjësisë njerëzit të cilët marrin përsipër të komentojnë, marrin përsipër të analizojnë apo nuk marrin përsipër ta mbështesin këtë protestë”, shtoi Basha.
Eksperti i sigurisë ka kritikuar gjithashtu përdorimin e maskave nga protestuesit, duke theksuar se një protestë studentore duhet të përfaqësojë hapur idetë dhe kërkesat e studentëve.
“Do ta konsideroja protestë e studentëve kur studentët e mjekësisë dhe studentët e fakulteteve të mos vendosin maska dhe të dalin në në shesh, do ta konsideroja kur të dilnin pa maska por me me me idetë e tyre të cilat do t’i bënin mirë vendit maskat nuk i bëjnë mirë vendit.
Unë në jetën time kam një betim që unë nuk bëhem kurrë me maskat dhe kurrë nuk do të mbështes qoftë kjo dhe lëvizje qytetare. Kush do të dali në shesh të dali pa maska. Ne nuk kemi frikë. Ne nuk kemi nevojë të mbrohemi”, tha Faik Basha.