Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaProtestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Pas përfundimit të protestës së 94-të dhe nisjes së marshimit të protestuesve në drejtim të Komisariatit nr. 1, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë.

Rama është larguar nga godina nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në zonën përreth vijonte prania e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.

Dalja e kryeministrit nga institucioni ka ndodhur pak pasi protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, me destinacion Komisariatin nr. 1, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët përdorën edhe spraj lotsjellës për të penguar avancimin e protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë.

Situata në Tiranë vijon të jetë e monitoruar nga forcat e rendit, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të komisariatit.

Lini një koment