Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, shumë nga protestuesit kanë sjellë në shesh torta simbolike, në të cilat shkruhen mesazhe për kryeministrin Rama.
Në tortën e një qytetari shkruhet: “Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete”. Në një tortë tjetër shkruhet “Torta sot, dorëheqja nesër”, ndërsa një nga aktivistët tha se kjo do të jetë ditëlindja e fundit e tij si kryeminsitër. Po ashtu, disa protestues kishin përgatitur edhe një tortë simbolike prej betoni.
Gjatë tubimit në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë, ndërsa atmosfera është shoqëruar me pankarta dhe brohoritje të shumta.