E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

Protesta në ditën e 94-t është shoqëruar me tensione dhe përplasje para Kryeministrisë, ky tubuesit tentuan të hynin në godinë, por u ndalën nga Policia.

Protestuesit përdorën edhe dhunën duke goditur me gurë efektivët, njëri prej të cilëve raportohet i lënduar.

Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë me autobot, teksa u shtuan edhe forcat e sigurisë.

Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së. Jën bërë edhe shoqërime të shumë personave të përfshirë në aktet e dhunës.

Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.

Lini një koment