Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPS feston ditëlindjen e 35-të sot në Tiranë, Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar

PS feston ditëlindjen e 35-të sot në Tiranë, Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar

Partia Socialiste feston sot në Tiranë 35-vjetorin e lindjes së saj. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të partisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama thekson edhe njëherë objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një koment