E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›PS mbledh grupin parlamentar dhe qeverinë për “Praninë Besnike”, zbulohet data

PS mbledh grupin parlamentar dhe qeverinë për “Praninë Besnike”, zbulohet data

Partia Socialiste do të mbledhë të enjten, më 3 shtator, Grupin Parlamentar dhe qeverinë në kuadër të diskutimeve për “Praninë Besnike”.

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Njoftimi për mbledhjen u është dërguar deputetëve socialistë nga administrata e grupit parlamentar.

Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e çështjeve që lidhen me “Praninë Besnike”, ndërsa mbledhja do të zhvillohet në një moment kur mazhoranca po përgatitet për zhvillimet e reja politike të sesionit parlamentar.

Lini një koment