Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të tjera. Votohet edhe akti normativ për financimin e koncertit të Kanye West

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të tjera. Votohet edhe akti normativ për financimin e koncertit të Kanye West

Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës një sërë projektrezolutash dhe aktesh normative, pasi opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Me votat e deputetëve të Partisë Socialiste u miratuan rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së shtatë institucioneve të pavarura, mes tyre edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjithashtu u miratua edhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026, si dhe akti normativ që parashikon financimin e pjesshëm me 4.3 milionë euro të organizimit të koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Votimet:

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025 u miratua me 84 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025 u miratua me 83 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 u miratua me 82 vota pro dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025 mori 83 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së SPAK për vitin 2025 u miratua me 83 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025 u miratua me 83 vota pro.

Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025 u miratua me 81 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Kuvendi miratoi gjithashtu aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025 ‘Për Buxhetin e vitit 2026′”, me 82 vota pro dhe 3 kundër.

Po ashtu u miratua edhe akti normativ për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, përmes të cilit financohet koncerti i reperit amerikan Kanye West, me 80 vota pro dhe 6 kundër.

Miratohet projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”, me 82 vota pro dhe 2 kundër.

Lini një koment