PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye
Pasi opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e seancës, me kërkesë të PS u kalua në votim. Opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa vetëm me votat e PS u miratuan rezolutat për vlerësimin e punës së SPAK dhe 6 institucioneve të tjera. U miratua edhe akti normativ për rishikimin e buxhetit dhe akti normativ për mes së cilit u financua me 4.3 mln euro koncerti i reperit amerikan Kanye West.