Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPS në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit, i pranishëm kryeministri Rama

PS në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit, i pranishëm kryeministri Rama

Sot në 8 qershor, Partia Socialiste në Shkodër feston 35-vjetorin e themelimit.

Këtë ditë, socialistët kanë vendosur ta kujtojnë me një organizim të veçantë.

Në kryeqendrën e veriut, do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Përpos kryeministrit, të pranishëm do jenë edhe deputetë aktualë të qarkut, si dhe personalitete të PS të dala ndër vite nga ky qytet.

Paralelisht me eventin e socialistëve, në Shkodër po mbahen edhe protesta. Kreu i qeverisë pritet të mbajë fjalim lart në Kala, ndërsa poshtë Kalasë protestojnë qindra qytetarë kundër ndëtimit të projektit në Zvërnec, si dhe atij në Rrjoll, raporton gazetarja e Klan News Emi Kalaja.

Lajm në përditësim

/tvklan.al

Lini një koment