E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“PS4 dhe USB”, çfarë u zbulua nga operacioni blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit

“PS4 dhe USB”, çfarë u zbulua nga operacioni blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit

Një aksion blic është zhvilluar këtë të diel në burgun e sigurisë së ulët në Fushë Kosovë, në Lushnje, si edhe në atë të Elbasanit, ku forcat e DAP kanë nisur kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme të dy institucioneve.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se kontrollet po kryhen në qelitë e të dënuarve dhe në blloqet e sigurisë, me fokus kryesor identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme.

Kontrollet janë zhvilluar me urdhër dhe nën drejtimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

“Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.

Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.”, ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnje janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi.

Çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lini një koment