Pse Kosova ka vlerë më të ulët në krahasim me grumbullimin e fundit?
Kombëtarja e Kosovës është vlerësuar që ka një vlerë prej 127.55 milionë eurove nga e përditshmja Transfermarkt, siç njofton Telegrafi.
Dardanët do të zhvillojnë dy përballje më vonë këtë muaj, fillimisht të shtunën si nikoqir i Izraelit (14 nëntor), ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë për në Dublin, që të luajnë ndaj Irlandës. Kosova duhet me patjetër të dëshmojë veten në këto dy sfida, në mënyrë që ta garantojë pozitën e dytë në grup, e domosdoshme për ta siguruar një vend në vazon e dytë për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2028, ku shorti tërhiqet në dhjetor.
Sidoqoftë, pak para këtyre sfidave, vlera e Kosovës në Transfermarkt ka pasur një rënie. Për dallim nga ndeshjet e muajit shtator/tetor, kur kishte një vlerë afro 160 milionë eurove, aktualisht Dardanët vlejnë 127.55 milionë euro. E tërë kjo ka ardhur si pasojë e mungesave, ku bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili ka një vlerë prej 25 milionë eurove dhe mungon për disa muaj.
Sidoqoftë, vlera e Kosovës ka qëndruar stabile edhe falë prurjeve të reja, me Bleon Kurtulus që ka vlerë prej 3 milionë eurove, kurse Lindrit Kamberi e Enis Rexhepi me nga 600 mijë euro.
Kosova vlerësohet shumë më favorite se Izraeli në bazë të statistikave, meqenëse izraelitët vlejnë 76 milionë euro. Ndërkohë, më shumë vlen kundërshtari tjetër, Republika e Irlandës, me 229.3 milionë euro.
Rikujtojmë, përballja e Kosovës ndaj Izraelit do të zhvillohet nga ora 15:00 të shtunën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.