Sunday, 12 July 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaPSG arrin marrëveshjen personale me Ferran Torres, Barcelona vendos çmimin e sulmuesit

PSG arrin marrëveshjen personale me Ferran Torres, Barcelona vendos çmimin e sulmuesit

Gjatë ditës së djeshme është raportuar nga shumë medie të ndryshme se PSG ka arritur marrëveshjen personale me Ferran Torres. Sulmuesi pëlqehet shumë nga Luis Enrique, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i të larguarit Gonçalo Ramos.

Duke qenë se sulmuesi është edhe një vit nën kontratë me Barcelonën, drejtuesit katalanas kanë vendosur shifrën 50 milionë euro për të lejuar transferimin e tij te PSG.

Torres kontriboi me 21 gola dhe 3 asiste në sezonin e fundit me Barcelonën. Pavarësisht se nuk ka qenë një titullar i padiskutueshëm, ai gjithmonë është treguar vendimtar në momentet e duhura. Marrëveshja mes klubeve pritet të mbyllet brenda javës.

Lini një koment