Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaBota“Psychology Today”: A e dëmtojnë trurin ankesat e vazhdueshme?

“Psychology Today”: A e dëmtojnë trurin ankesat e vazhdueshme?

– Kërkimet shkencore tregojnë se stresi kronik dhe përqendrimi i vazhdueshëm te mendimet negative, mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionon truri dhe në shëndetin mendor, sipas “Psichology Today”.

Stresi kronik mund të ndikojë në strukturën e trurit

Një studim i kryer nga studiues të Universitetit Yale në SHBA, i udhëhequr nga Rajita Sinha, analizoi ndikimin e stresit te më shumë se 100 persona të shëndetshëm.

Rezultatet, të publikuara në revistën “Biological Psychiatry”, treguan se përjetimi i ngjarjeve stresuese, lidhej me ndryshime në lëndën gri të disa zonave të trurit, që kanë rol në rregullimin e emocioneve dhe në funksione të tjera biologjike.

Mendimet negative të përsëritura

Shkencëtarët përdorin termin “ruminim” për të përshkruar gjendjen kur një person rikthehet vazhdimisht te të njëjtat mendime negative, shqetësime ose probleme.

Një analizë shkencore e botuar në “Behaviour Research and Therapy” nga studiuesit Edward Watkins dhe Henrietta Roberts tregoi se “ruminimi” lidhet me; zgjatjen e gjendjeve negative emocionale; vështirësi në zgjidhjen e problemeve; rritje të rrezikut për ankth dhe depresion dhe aktivizim më të gjatë të reagimit ndaj stresit.

Truri ndryshon sipas përvojave – neuroplasticiteti

Truri ka aftësinë të përshtatet gjatë gjithë jetës, një proces i njohur si neuroplasticitet.

Kjo do të thotë se përvojat, zakonet dhe mënyrat e të menduarit mund të ndikojnë në lidhjet nervore.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një mendim negativ apo një ankesë e vetme, shkakton dëmtim të trurit.

Ndikimet lidhen kryesisht me modele të përsëritura dhe afatgjata të stresit.

Përfundimi shkencor

Shkenca nuk mbështet pretendimin se “ankesat tkurrin trurin”.

Por, studimet tregojnë se stresi i vazhdueshëm dhe përqendrimi kronik te mendimet negative, mund të ndikojnë në funksionimin e trurit, në rregullimin emocional dhe në shëndetin mendor. /

Lini një koment