E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Publikohet videoja e sherrit në Malin e Robit, 18-vjeçari dhunohet nga katër persona

Publikohet videoja e sherrit në Malin e Robit, 18-vjeçari dhunohet nga katër persona

Është publikuar videoja e incidentit të ndodhur në Malin e Robit, në Golem, ku një 18-vjeçar, i cili punonte si kamarier, është përfshirë në një konflikt me pronarët e hotelit.

Nga pamjet e publikuara, duket se ngjarja është regjistruar në ambientet e jashtme të hotelit, në rrugë. Në video shihen katër persona që godasin dhe dhunojnë 18-vjeçarin, ndërsa në sfond dëgjohet i riu duke kërkuar ndihmë.

Pamjet kanë nxitur reagime, ndërsa rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fizike pritet të zbardhen nga autoritetet.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Lini një koment