E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet mbi rendin e ditës prej orës 10:00, jashtë saj situata ka vijuar me përplasje.

Vetëm pak minuta pasi protestuesit qëlluan me vezë automjetin e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, shënjestër e sulmit është bërë edhe makina e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas pamjeve, situata paraqitet mjaft e tensionuar tek protestuesit, të cilët kanë qëlluar në drejtim të automjetit të ministrit Gonxhja jo vetëm me vezë, por edhe me shishe uji, ndërsa makina e ministrit është larguar me shpejtësi nga perimetri i Parlamentit.

Përgjatë gjithë momentit, në sfond janë dëgjuar thirrjet e vazhdueshme të protestuesve me fjalën “Turp!”.

Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë rreth Kuvendit, pasi tensioni mbetet i lartë.

Lini një koment