Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaQëlloi në ajër nga makina, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Qëlloi në ajër nga makina, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Ali Demit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Amarild Xhamaqi., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Ali Demit”, ,bëri me dije policia.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment