Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaQeveria dhe grupi i PS mblidhet sot për analizimin e punës, Rama: Ndaj reflektimet e mia mbi protestën e “flamingove”

Qeveria dhe grupi i PS mblidhet sot për analizimin e punës, Rama: Ndaj reflektimet e mia mbi protestën e “flamingove”

Qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Pallatin e Brigadave. Takimi do të nisë në orën 09:30, ku kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat dhe deputetët do të analizojnë punën e qeverisë, situatën politike dhe objektivat për periudhën në vijim.

Gjatë fjalës së tij, Rama pritet të ndalet edhe te reflektimi që ai ka bërë mbi protestën dhe kërkesat e tyre, duke thënë se kjo vlen vetëm për “bulevardin e flamingove” që kërkojnë zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 09; 30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, shkruan Rama një ditë më parë.

Rama pritet të japë edhe direktiva për ministrat dhe deputetët socialistë lidhur me angazhimet e qeverisë dhe shumicës parlamentare.

Lini një koment