E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Qeveria miraton aktin normativ për kompensimin e dëmeve nga dhuna gjatë protestave

Qeveria miraton aktin normativ për kompensimin e dëmeve nga dhuna gjatë protestave

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme Aktin Normativ “Për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve”.

Sipas vendimit të qeverisë, ky akt normativ synon të garantojë kompensimin e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj pronës si pasojë e akteve të dhunës gjatë tubimeve, si dhe të përcaktojë përgjegjësinë financiare të personave që i shkaktojnë ato.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave theksohet se një prej qëllimeve kryesore është që barra financiare e dëmeve të mos mbetet mbi shtetin, por të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin e tyre.

Për këtë qëllim, parashikohen mekanizma për rikuperimin e shumave të paguara nga shteti për kompensimin e dëmeve.

Konkretisht, akti normativ synon:

Të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve.

Të garantojë që kostot financiare të përballohen nga personat përgjegjës, nëpërmjet rikuperimit të shumave të paguara nga shteti.

Lini një koment