E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRa në pusetën 3 metra të thellë sa doli nga makina, humb jetën 56-vjeçarja shqiptare në Manhatan

Ra në pusetën 3 metra të thellë sa doli nga makina, humb jetën 56-vjeçarja shqiptare në Manhatan

Një 56-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht pasi ra në një pusetë të hapur në zonën e Fifth Avenue, në Manhatan.

Viktima, Donike Gocaj, kishte parkuar automjetin e saj tip Mercedes-Benz SUV pranë kryqëzimit të 52nd Street dhe Fifth Avenue rreth orës 23:20 të së hënës. Sipas policisë, sapo doli nga makina ajo ra direkt në pusetën e pambuluar, duke rënë rreth 3 metra poshtë.

Autoritetet thanë se avulli i nxehtë brenda pusetës i shkaktoi arrest kardiak. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por më pas u shpall e vdekur.

Kompania energjetike Con Edison po heton incidentin dhe deklaroi se kapaku i pusetës ishte gjetur rreth 4.5 metra larg hapjes. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që një kamion i rëndë ta ketë zhvendosur vetëm pak minuta para aksidentit.

Familjarët e viktimës thanë për mediat amerikane se janë të tronditur dhe kërkojnë përgjigje se si një pusetë i tillë mbeti i hapur në një nga zonat më të frekuentuara të Manhattanit.

Lini një koment