Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRa nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat, pranë zonës së Urës së Vashës në Klos.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, gjatë një aktiviteti me litar, kur 39-vjeçari dyshohet se ra në lumë dhe u mor nga rrjedha e ujit, pasi përfundoi në një gropë thithëse.

Trupi u lokalizua dhe u nxor nga polumbarët, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një koment