E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›“Raketa” Pilo, 44.61 km në 4 ndeshje Champions-i! Shtypi grek ngre në qiell mbrojtësin kuqezi

“Raketa” Pilo, 44.61 km në 4 ndeshje Champions-i! Shtypi grek ngre në qiell mbrojtësin kuqezi

“I vë flakën kundërsulmit. Vrapimet e tij janë të pabesueshme, shpejtësia maksimale dhe kilometra të panumërta” – shkruhet në një artikull kushtuar lojtarit shqiptar të AEK-ut.

Moment magjik për Stavro Pilo. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ndoshta as vetë nuk e kishte imagjinuar këtë shkëlqim në skenën më të rëndësishme të futbollit europian. U ka shënuar gjigantëve të Manchester City dhe Real Madrid me AEK-un e tij. Në aspektin personal nuk mund të kërkonte më shumë.

Pilo është lojtari i momentit tek AEK-u dhe shtypi grek nuk i ka kursyer aspak superlativat. Athletiko.gr i ka kushtuar një artikull mbrojtësi kuqezi, të cilin e quan “raketa” dhe evidenton detaje të paraqitjes së tij të shkëlqyer në Champions League. Artikulli i plotë:

Deri në minutën e 92-të, AEK-u kishte një pikë të artë në duar, por Valverde shënoi për ta ëuar rezultatin në 2-3. Megjtihatë, një nga protagonistët e “verdhezinjve” ishte Stavro Pilo, i cili pas Manchester City, arriti të gjente rrjetën edhe kundër Real Madridit.

Në minutën e 75-të AEK-u kaloi përsëri në epërsi, falë mbrojtësit shqiptar. Koita bëri një vrapim të bukur nga e majta, në momentin e duhur ia kaloi topin Pilos, që me një gjuajtje rrëshqitëse mposhti Courtois dhe rezultati u bë 2-1.

Mbrojtësi i majtë 25-vjeçar është një nga futbollistët më aktivë të AEK-ut, duke mbuluar si detyrimet e tij mbrojtëse, ashtu edhe ato sulmuese. Shifrat e 4 ndeshjeve të Champions League pasqyrojnë gjendjen e tij mbresëlënëse fizike.

Konkretisht, Pilo ka përshkuar gjithsej 44.61 kilometra, me një mesatare prej 11.15 kilometrash për ndeshje. Përveç kilometrave që regjistron në çdo ndeshje, ai bie në sy edhe për shpejtësinë e tij. Performanca e tij më e mirë deri më tani, pra shpejtësia maksimale, u regjistrua kundër Manchester City, kur arriti në 32.91 km/orë.

Në ndeshjen kundër anglezëve ai regjistroi edhe distancën më të gjatë që ka përshkuar në një 90-minutësh, duke përshkuar 11.95 kilometra.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment