E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama dhe ambasadorja e BE-së konferencë për progres-raportin 2026, Brukseli kërkon përshpejtim të reformave

Rama dhe ambasadorja e BE-së konferencë për progres-raportin 2026, Brukseli kërkon përshpejtim të reformave

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të mbajnë këtë të enjte, në orën 11:30, një konferencë të përbashkët për mediat, ku në fokus do të jetë progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026.

Në raport, Komisioni Europian thkeson përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerëson gjithashtu angazhimin e vednit dhe objektivin për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027. Megjithatë, Komisioni thekson se për realizimin e këtij objektivi nevojitet përshpejtim i reformave dhe rezultate konkrete në zbatimin e tyre.

Një vëmendje e veçantë në raport i kushtohet luftës kundër korrupsionit, pavarësisë së drejtësisë, lirisë së medias, funksionimit të institucioneve dhe konkurrueshmërisë ekonomike, fusha ku evidentohen problematika që kërkojnë ndërhyrje të mëtejshme.

Sa i përket reformës në drejtësi, Komisioni vlerëson progresin e arritur, por nënvizon se sistemi vijon të përballet me mungesë të burimeve njerëzore, vonesa në shqyrtimin e çështjeve dhe ndërhyrje të papërshtatshme politike. Vlerësim pozitiv në raport merr edhe puna e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Ndërkohë, në luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria vlerësohet për arritjet e deritanishme, por kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Progres-raporti pritet të jetë në qendër të diskutimeve gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit Rama dhe ambasadores së BE-së, ku pritet të prezantohen edhe qëndrimet mbi hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment