Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaRama i kundërpërgjigjet Muratit: U lajmëru bllokuesi, për me blloku çoheni edhe natën

Rama i kundërpërgjigjet Muratit: U lajmëru bllokuesi, për me blloku çoheni edhe natën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit akuzoi komunën për shkelje të Ligjit për Partneritet Publiko-Privat në lidhje me organizimin e transportit publik në kryeqytet.

Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ironizoi deklaratat e Muratit, duke e quajtur atë “bllokues”.

“U lajmëru bllokuesi! Me punu s’po ja u don. Po për me blloku, çoheni edhe natën”, ka shkruar Rama.

Reagimi vjen pasi Murati deklaroi se Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur procedurat e parapara me Ligjin për Partneritet Publiko-Privat dhe se çdo marrëveshje apo kontratë e lidhur në këtë drejtim është, sipas tij, në kundërshtim me ligjin.

Ministri në detyrë kishte kërkuar gjithashtu që organet e rendit të ndërhyjnë për të parandaluar, siç tha ai, keqpërdorimin e parasë publike./Telegrafi.

Lini një koment